Blerje prone për mesxhid, Tiranë e Re

Blerje vakëfi

# 9 dhurues

Myftinia Tiranë

0684063500

Rruga "Petro Nini Luarasi", Tiranë

€100,001.00 €400,000.00
Përditësuar 3 ditë më parë
Dëshiroj të Kontribuoj

Prej vitesh, Myftinia e Tiranës i shfrytëzon ambientet e Mesxhidit në Tiranë të Re, pranë gjimnazit "Petro Nini", me qira, duke i kthyer ato në një vatër të ngrohtë adhurimi, vëllazërie dhe edukimi për komunitetin tonë. Mirëpo, ka ardhur koha që të bëhemi bashkë dhe të hedhim një hap të madh për të ardhmen: blerjen definitive të këtyre ambienteve, për t'i kthyer ato në një vakëf të përhershëm.

Allahu i Madhëruar na nxit në Kuran për të shpenzuar në rrugën e Tij:

"Shembulli i pasurisë së atyre që e shpenzojnë në rrugën e Allahut është si i një kokrre që mbin shtatë kallinj, ku secili kalli ka nga njëqind kokrra..." (Surja Al-Bakarah, Ajeti 261)

Ky është një shans unik për të investuar në një tregti të sigurt me Krijuesin. Çdo namaz që do të falet, çdo shkronjë e Kuranit që do të mësohet dhe çdo sexhde që do të bëhet në atë vend, do të jetë një shpërblim i pandërprerë për ju, edhe pasi të mos jeni më në këtë botë. Siç na ka premtuar Profeti Muhamed (paqja qoftë mbi të):

"Kush ndërton një xhami për hir të Allahut, qoftë kjo edhe sa foleja e një shpendi apo edhe më e vogël, Allahu do të ndërtojë për të një shtëpi në Xhenet." (Ibn Maxheh)

Le të kontribuojmë të gjithë bashkë, sa të kemi mundësi, për hir të Allahut, që ky mesxhid të jetë përgjithmonë i besimtarëve.


Bashkohu edhe ti me kontributin tënd!