Ndërtimi i Kompleksit në Parma, Itali. Faza I.

Ndërtim

# 504 dhurues

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë

+355697444440

Rruga "Venezia", Parma, Itali.

€420,585.00 €1,127,833.00
Përditësuar 1 javë më parë
Dëshiroj të Kontribuoj

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka vendosur t'i gjendet pranë besimtarëve mysliman në diasporë, konkretisht në qytetin e Parmas në Itali.

Në bashkëpunim me besimtarë vendas të interesuar për të patur një xhami në zonën e tyre ku banojnë, si dhe me autoritetet lokale të cilët kanë bërë të mundur pajisjen me lejet e nevojshme, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë po ndjek të gjitha hapat e nevojshme për ndërtimin e një Kompleksi të ri Islam në qytetin e Parmas.

Projekt ideja është ndërtuar duke ndërthurur elementët karakteristik të një objekt kulti islam, me urbanistikën vendase, me qëllim ndërtimin e një kompleksi sa më dinjitoz për besimtarët.

 

Duke nisur nga viti 2023, deri më tani është bërë e mundur:

- blerje e truallit të ndërtimit nga ana e Komunitetit Mysliman të Shqpërisë, në vlerën e 335.000 Euro;

- plotësimi i dokumentacionit të nevojshëm ligjor;

- përgatitja e projekt-idesë dhe preventivit të punimeve;

Me anë të kësaj fushate të re, Komuniteti Mysliman i jep mundësinë të gjithë të interesuarve që dëshirojnë të bëhen pjesë e kësaj Sadaka Xharije - të kontribuojnë në shuma monetare për fillimin e ndërtimit të këtij kompleksi fetar.

 

Në brendësi të këtij kompleksi, ashtu sic është ilustruar në projekt-idenë, do të gjenden:

- Xhamia me një sallë lutje me sipërfaqe 1.055 m²;

- Parkim me sipërfaqe 1.195 m²;

- Ambjente shërbimi, konference dhe zyra për mbledhje;

- Shtëpi për imamin apo mysafirë;

 

Preventivi paraprak i ndërtimit të këtij kompleksi, i ndarë sipas fazave të punimeve, është parashikuar në këto vlera:

 

1 - Faza e parë: blerja e truallit dhe ndërtimi i parkimit

- Blerje e truallit: 335.000 Euro (REALIZUAR)

- Parkimi: 643.950 Euro

- Shpenzime teknike 8.5%: 402.883 Euro

- Përgatitja e projektit: 81.000 Euro

  •  Shuma: 1,127,833 Euro


2 - Faza e dytë: ndërtimi i xhamisë

- Salla e faljes: 2.278.800 Euro

- Minarja dhe rregullime të jashtme: 310.000 Euro

- TVSH 10%: 473.980 Euro

  • Shuma: 3,062,780 Euro

 

3 - Faza e tretë: ndërtimi i vakëfeve mbështetëse

- Ambjentet e shërbimit: 2.151.000 Euro

  •  Shuma: 2,151,000 Euro

 

- TOTALI I PARASHIKUAR: 6.341.613 Euro

 

MBLEDHJA E FONDEVE, PËRDORIMI I TYRE PËR KËTË QËLLIM DHE ZBATIMI ME KORREKTESË I PROJEKTIT ËSHTË NËN GANRACINË E KRYESISË SË KMSH DHE DO TË JETË TRANSPARENTE PËR CDO TË INTERESUAR